Alimadhi: Deputetët nuk janë të ndërgjegjshëm se për çfarë flitet në ndryshimet kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriatik Alimadhi, deputet i opozitës parlamentare ka kërkuar ditën e sotme në Kuvend verifikimin e firmave të deputetëve që kanë firmosur për ndryshimet kushtetuese

“Kam kërkuar që të verifikohen firmat e deputeteve që kanë firmosur për ndryshimet kushtetuese. Këtë shqetësim juridik e kam ngritur në këtë mbledhje. Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më saktë për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha Alimadhi.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e...

Zjarri në Durrës, prefekti rrëfen si është situata: Lufta me flakët po vijon

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljano Jani, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me zjarrin që përfshiu pasditen e kësaj të diele...

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

Lajme të tjera

Web TV