Arrestohen tre të rinj nga Burreli,ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Tre të rinj nga Burreli janë arrestuar ditën e sotme nga policia,bënin plaçkitje në jug dhe në fshatrat e Greqisë

NJOFTIMI I PLOTË:

Livadhja, Sarandë

Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “Kamitsiani”, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Operacioni policor i zhvilluar nga Policia Kufitare, Policia e Rendit dhe Policia Kufitare greke.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët dyshohet se kryenin vjedhje me armë në fshatrat greke dhe në zonën e Livadhjasë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe disa materiale që përdoreshin për të kryer vjedhjet