Akuzoi Bill Gates për vaksinën e COVID-19, Lewis Hamilton përplaset me komentuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1 është kritikuar ashpër nga ndjekësit në rrjetet sociale, pasi ka bërë një postim kundër vaksinimit për koronavirusin.

 Lewis Hamilton ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku akuzon Bill Gates për “mashtrimet” në lidhje me koronavirusin, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra nga ndjekësit e tij.

Shoferi i Formula 1, vendosi dy herë një video në “Insta-story” të hënën në mëngjes, por më pas i fshiu.

Personi i famshëm në internet, Andrew Bachelor – injohur si King Bach – publikoi një video 13-minutëshe të Bill Gates duke u intervistuar për një vaksinim për COVID-19, raporton The Sun

Gates hedh poshtë fjalët për efektet anësore të mundshme të vaksinës në intervistën me CBSN.

I pyetur për shumë teori konspirative që e rrethojnë dhe punën e fondacionit të tij shëndetësor global, Gates tha: “Jo, nuk ka asnjë lidhje midis ndonjë prej këtyre vaksinave dhe ndonjë lloji të gjurmimit në të, nuk e di se nga erdhi kjo ide.”

Më tej ai ka shtuar se kjo vaksinë ka si qëllim uljen e vdekshmërisë.

“Dr. Fauci dhe unë jemi dy më të përmendurit në lidhje më këtëçështje ironike. Qëllimi ynë ka të bëjë me uljen e vdekjes dhe sjelljen e gjendjes së qëndrueshme shëndetësore. E, megjithatë, ideja që ne akuzohemi për krijimin e virusit,është absurde. Është pak e paqartë për mua, por shpresoj se do të vdesë, ndërsa njerëzit do të kenë para faktet e kësaj vaksine.”

Hamilton, i cili ka fituar shumë respekt për fushatën e tij #Blacklivesmatter (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) dhe fushatën për ndryshimin e klimës, vendosi ta ndante postimin me 18,3 milionë ndjekësit e tij në instagram.

Por kampioni gjashtë herë i botës në Formula 1u përball me shumë reagimepër promovimin e dukshëm të një qëndrimi antivaksinim.

Pasi lexoi reagimet e tërbuara, Hamilton reagoi përsëri në instagram, për të treguar mbështetjen e tij si për Gates, ashtu edhe për zhvillimin e një vaksine.

Lexo edhe :  Lampard refuzon kombëtaren amerikano-veriore: “Pres ofertën dhe klubin e duhur”

Ai shkroi: “Përshëndetje djema. Kam vërejtur disa komente në postimin tim të mëparshëm rreth vaksinës së koronavirusit, dhe dua të sqaroj mendimet e mia mbi të, pasi e kuptoj se mund të jenë keqinterpretuar

Së pari, unë nuk e kisha parë në fakt shkrimin bashkëngjitur, kështu që është plotësisht faji im dhe kam shumë respekt për punën bamirëse që bën Bill Gates.

Unë, gjithashtu, dua të jem i qartë se nuk jam kundër një vaksine dhe, pa dyshim, që do të jetë e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit dhe jam besëplotë për zhvillimin e saj për të shpëtuar jetë.”

Novak Djokovic, gjithashtu u kritikua për qëndrimin e tij për vaksinën. Ylli numër 1 i tenisit botëror, madje kërcënoi se dotë tërhiqej nga ngjarjet sapo ATP Tour të fillojë përsëri, për shkak të qëndrimeve të tij të forta kundër vaksinës.

Ndërsa javën e kaluar, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,Boris Johnson,gjithashtu doli kundër vaksinës antikoronavirus,dhe u bëri thirrje të gjithëve që në vend të saj të bëjnë vaksinën e gripit këtë verë.

Popullariteti i grupeve dhe faqeve të internetit që kundërshtojnë vaksinimet ka qenë në rritje gjatë muajve të fundit.

Nëse numri i kundërshtarëve ndaj vaksinimit për mbrojtje ndaj COVID-19 do të vazhdojë të rritet, kjo mund të çojë në ‘luftën’ kundër koronavirusit, duke u shmangur.

Në mënyrë që një bllokim i virusit të jetë efektiv, pasi të jetë gati, do të duhet të merret nga një pjesë e madhe e njerëzve, në mënyrë që të rritet imuniteti.

Kështu që refuzimi masiv për të bashkëpunuar dhe vaksinuar mund të çojë jo vetëm që koronavirusi të mbetet aktiv, por të përhapet akoma më shumë./ka.ta/Fjala.al/

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV