Parashikim i errët: Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kuadrin e fundit makroekonomik, qeveria shqiptare parashikon që të ardhurat për frymë në vitin 2020 të zbresin në 553 mijë lekë (rreth 4,760 euro). Në krahasim me një vit më parë, këto të ardhura pritet të bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro më pak për çdo shqiptar.

Kjo është hera e parë, të paktën në dekadën e fundit, që të ardhurat për frymë vlerësohen në ulje. Arsyeja kryesore lidhet me pasojat që pandemia e Covid ka dhënë në ekonomi. Për 2.84 milionë banorë që ka vendi, humbja totale e të ardhurave vlerësohet të arrijë në rreth 770 milionë euro.

Humbja e këtyre të ardhurave, sipas parashikimit të qeverisë, pritet të rikuperohet me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në 604 mijë lekë (PBB për frymë) në vitin 2021 dhe 648 mijë lekë në vitin 2022.

Sipas parashikimeve në Kuadrin makroekonomik, pas recensionit të fortë në vitin 2020, aktualisht i parashikuar në -4.3%, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet në 5.9% në vitin 2021 dhe të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4% gjatë periudhës afatmesme në vijim. Më specifikisht rritja ekonomike parashikohet në 3.8 dhe 3.9% respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.

Kuadri makroekonomik parashikon që norma e papunësisë të rritet në 13.8% në 2020-n, nga 12% në fund të 2019-s, ndërsa numri i vendeve të punës do të ulet lehtë me 0.2%. Por, rikuperimi pritet i fortë dhe papunësia pritet të bjerë sërish në 10.9% në vitin 2021 dhe 9.4% në vitin 2022.

Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 2.4% në vit gjatë viteve 2021–2023. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës. Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë pak a shumë të njëjtën strukturë të perspektivës së ofertës agregate të aktivitetit ekonomik.

Lexo edhe :  Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Rrjedhimisht pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë. Pavarësisht zgjerimit të pritshëm të punësimit në afatin e mesëm, sërish produktiviteti i përgjithshëm i punës pritet të ketë një përmirësim të lehtë gjatë kësaj periudhe.

Nga do të vijë rritja

Në periudhën afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej do të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredimarrje më të lartë.

Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

Specifikisht, konsumi final total për periudhën afatmesme (2021–2023) parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3.8% në vit, duke kontribuar me mesatarisht rreth 3.4 pikë përqindje në vit në rritjen e PBB-së-së. Ndërsa investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma realë mbi nivelin 3.1% në vitet 2021–2023, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 0.7 pikë përqindje në vit./Ka.li/fjala.al/Burimi:Monitor

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV