Policia arreston 6 persona vetëm në pak orë, ja akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. C., 26 vjeç, pasi në rrugën “Petro Korçari”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, si edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabisi sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 48 vjeç, pasi në rrugën ”Enver Begeja”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me sende të forta vëllanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Skënderbeu”, Laknas, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin Y. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • A. A., 24 vjeç dhe A. P., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
  • F. H., 39 vjeç, pasi në rrugën “Hazbi Serani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV