Aksident ajror/Përplasen dy avionë, humbin jetën 7 persona

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Alaska pasi dy avionë janë përplasur në ajër, duke shkaktuar 7 viktima.
Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur afër Aeroportit të Soldotnas, qytezë në Gadishullin Kenai.
Në mesin e viktimave ka qenë edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop, njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raportojnë mediat e huaja.
Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 persona të tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.
Gjashtë nga pasagjerët ndërruan jetë në vendngjarje, kurse njëri ndërroi jetë rrugës për në spitalin qendror të Gadishullit.
Autoritetet janë duke e hetuar rastin, ndërsa nuk dihet se cili avion ka qenë shkaktari i ngjarjes./Fjala.al/Ke.Ba