Përplasen ‘kokë më kokë’ dy avionë luftarakë, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetrin, teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhitomir të Ukrainë, bëri të ditur Byroja Shtetërore e Hetimeve më 26 gusht.

Tre pilotët që gjendeshin në avionë e llojit L-39 vdiqën gjatë incidentit që ndodhi më 25 gusht në qiellin e Zhitomirit, qytet rreth 140 kilometra në perëndim të Kievit, tha Byroja.

Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.

Byroja Shtetërore e Hetimeve ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse avionët ishin në gjendje të mirë dhe nëse të gjitha rregullat janë ndjekur para se ata të ngriheshin në ajër.

Specialistët po ashtu do të hetojnë të ashtuquajturit kuti të zeza të avionëve, që përmbajnë të dhëna për lëvizjet e fluturakeve dhe reagimeve të pilotëve.

Të fundit

Dy ‘kryeveprat’ e Kurtit: Thaçi e UÇK në Hagë dhe izolimi i Kosovës

Nga Jakin Marena Albin Kurti ka dhënë një spektakël të turpshëm gjatë tërë këtyre ditëve të fundit, në përpjekje për...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

I dërguari i RAI-t për shumë vite nga Bosnja në Shqipëri e Kosovë konsideronte si shkak të sëmundjes së tij amiantin e armëve nëpër...

Duka ”shuplakë” Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.     Në një intervistë për...

Gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, autoritetet premtojnë përmirësim

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e...

Vjen vera/ Fundjavë ideale për plazh, temperaturat kapin nivele maksimale

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV