Aksion në aksin Tiranë-Elbasan/ Policia pezullon 9 leje drejtimi, e pëson turisti i huaj

Policia ka vijuar me kontrollet në akset kryesore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Ka vijuar kontrolli me radarë në aksin më problematik për sa i përket shpejtësisë së automjeteve Tiranë-Elbasan.

Nga kontrolli i kryer policia ka proceduar me 9 heqje patentash për shpejtësi që varionin nga 148-167 km/h.

Nga masat e policsë e ka pësuar edhe një turist i huaj, pasi është konstatuar se udhëtonte me shpejtësi deri në 148 km/h, të cilit i është pezulluar leja e drejtimit dhe i është vendosur një gjobë prej 300 mijë  lekësh të vjetra.

 

Njoftimi i policisë:
Në rrugën Tirane-Elbasan, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Monitorim, ? ? dhe ✍, për parandalimin e aksidenteve rrugore

167 km/h, ?✈??? në Sauk-Teg.

Vijon kontrolli me Radar ?, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar ✍??♀ 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj.

Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l

Mos nxitoni për të arritur fundin?, apo ?✍??♀, shpejtësia vret jetë.

Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në cdo rrugë ju pret drageri dhe polici

Lexo edhe :  Kujdes! Ka një rregull të ri për vizat amerikane

#MosPerdor?gjate drejtimit te ?
#RespektoKufizimeteShpejtesise    /Ra.My.Fjala.al/