Greqi/110 raste të reja me koronavirus, ja zonat e prekura

Edhe Greqia duket se ka pasur sot një numër të konsiderueshëm të prekurish me koronavirus.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi sot për 110 raste tw reja, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

60 raste janë regjistruar në Greqinë Veriore , kryesisht nga dy shpërthime: 24  në një  fabrikë mishi në Kavala dhe 36 në Selanik .

Nga rastet në Selanik, 14 vijnë nga një dasmë dhe 6 nga inspektimet e kryera në dyqanet e riparimit të makinave.

Ndërkohë që 19 raste janë regjistruar në Attica . Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në  4587.

10 pacientë trajtohen nga intubacioni, 128 pacientë janë larguar nga ICU . Fatmirësisht  nuk ka raste vdekjesh, duke ngelur tek shifra 206 /Fjala.al/Ke.Ba