Ndryshimet në Kushtetutë/ Lufta vijon në Këshillin Politik, ja hapat që do të ndjekë opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi i sistemit zgjedhor në Kushtetutë ka vendosur para faktit të kryer opozitën jashtëparlamentare së cilës i duhet një strategji që t’i bllokojë këto ndryshime. Burime nga selia blu treguan për gazetën “Fjala” hapat që do të ndërmerren që të ruhet pa u cenuar marrëveshja e 5 qershorit. PPE-ja i del në mbrojtje opozitës shqiptare: U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë.

 

Nga Blerina Gjoka

 

Votimi i Parlamentit më datë 30 korrik, për ndryshimin e Kushtetutës, nuk ishte fundi i debatit politik mbi listat e hapura dhe koalicionet, përkundrazi duket se është fillimi i një konflikti të ri mes palëve. Këshilli Politik me tryezën ndërpartiake, ku bën pjesë dhe opozita jashtëparlamentare që është kundër këtij votimi, do të implementojë në kodin zgjedhor ndryshimet e bëra.

Ky impelemtim duhet të bëhet me konsensus, sipas kërkesës së ndërkombëtarëve. Pra loja është e hapur përsëri dhe mund të vijojë gjatë. E ndodhur para faktit të kryer me votim të njëanshëm nga mazhoranca socialiste, opozita po harton strategjinë e saj politike të përgjigjes ndaj situatës së re politike. Gazeta “Fjala” bisedoi me një anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike, i cili tregoi hapat që pritet të ndërmerren nga blloku opozitar për të mos pranuar që këto ndryshime kushtetuese të implementohen në kodin e ri zgjedhor, organizimin e saj për zgjehdjet dhe marrëdhënien me ndërkombëtarët.

Ndryshe nga ç’mund të kuptohej nga deklarata e ashpër e kreut demokrat, Lulzim Basha, i cili foli për destabilitet demokratik, opozita nuk do ta braktisë tryezën e Këshillit Politik. Përkundrazi, mësohet se ajo do të luftojë deri në fund me mjetin e dialogut në këtë tryezë, e ngritur pas një marrëveshjeje politike në janar, me nxitjen e ndërkombëtarëve.

Hapat e opozitës

“Ne nuk do ta braktisim Këshillin Politik, ku do të ofrojmë argumentet dhe propozimet tona. Do të kërkojmë që të zbatohet marrëveshja e 5 qershorit, si pjesë integrale e Kodit Zgjedhor,  do të vijojmë të kërkojmë lista të hapura 100%. Për sa u përket koalicioneve opozita do të ruajë koalicionin opozitar të madh dhe do të jetë në koalicion me çdo shqiptar”- u shpreh zyrtari demokrat pa dashur të flasë me emër deri në bërjen publike të këtyre hapave nga strukturat drejtuese të PD-së dhe tryeza e Opozitës së Bashkuar. Shpresat e opozitës janë që ndryshimet e miratuara në Kuvend të bllokohen në diskutimet në tryezën e këshillit politik, ku çdo ndryshim ligjor që ka të bëjë me reformën zgjedhore detyrohet nga marrëveshja e 5 qershorit që të kalojë me konsensus.

Opozita do të luftojë që neni 19 dhe neni 36 i reformës zgjedhore të miraruar tashmë në Kuvend, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve, të mos rihapen. Për dy përfaqësuesit e tryezës në KP, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, këto janë të paprekshme. Këtë e paralajmëroi dhe Basha pak pas votimit kur tha se “ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për opozitën, dhe aq më pak për qytetarët”.

Tashmë, të gjitha ndryshimet në Kushtetutë do të detajohen në Këshillin Politik, ku do të punohet për kodin zgjedhor, ndërsa priten edhe propozimet e opozitës në tryezë. Opozita do të vijojë të kërkojë partneritet nga ndërkombëtarët, të cilët kanë dalë garant të marrëveshjes së 5 qershorit, një marrëveshje e firmosur në ambasadën amerikane me praninë dhe të ambasadorit të BE-së. Sipas gjasave, kjo tryezë do të vijojë përtej verës së nxehtë të debateve politike, duke e mbajtur tensionin politik të ndezur deri në zgjedhjet e reja.  Nga ana tjetër PD-ja dhe aleatët do të nisin turin e takimeve me popullin në tentativë për të kërkuar sa më shumë mbështetje në qëndrimet e tyre dhe për të organizuar elektoratin për zgjedhjet.  Në gjithë betejën e saj opozita do të kërkojë të ketë aleatë ndërkombëtarët dhe një mbështetje e fortë i ka ardhur që dje nga PPE-ja, një organizëm i partive të djathta evropiane, ku PD-ja është anëtare.

Lexo edhe :  Ambasadori i BE takim me kryetaren e GJK, zbardhet tema e diskutimit

Reagimi i fortë i PPE-së

PPE-ja reagon ashpër pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, dy ditë më parë, në Kuvend, nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.  PPE-ja shpreh keqardhjen për këtë vendim, që sipas saj, është i njëanshëm dhe arbitrar. Sipas PPE-së, nëse kryeministri Edi Rama do vërtet integrimin e Shqipërisë në BE, duhet të mos mohojë këshillat e ndërkombëtarëve. Michael Gahler, eurodeputet gjerman, në emër të PPE-së shkroi dje se “është për të ardhur keq dhe i shohim mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën”.

Sipas tij, “nuk mund të pranohet nga askënd që qeveria “Rama”, e cila kërkon negociatat e pranimit me BE-në, të fillojë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale. Nëse kjo qeveri do me ndershmëri negociatat e pranimit me BE-në, si mund t’i mohojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë”. Në këtë kontekst ai u kërkon partive opozitare që të mbrojnë demokracinë. “Grupi i PPE-së do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës, në lidhje me Kodin Zgjedhor, dhe do të kërkojë fuqishëm të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane”- përfundon Gahler.

 

 

Vasili: PPE-ja u çori maskën ndryshimeve kushtetuese

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka përshëndetur deklaratën e eurodeputetit Michael Gahler, duke falënderuar edhe vetë grupimin e Partive Popullore Evropiane për mesazhin e qartë që, sipas tij, u çjerr maskën ndryshimeve kushtetuese të Ramës. Sipas tij, PPE-ja nuk bën kompromise me Ramën si disa të tjerë që mbyllin sytë para kriminalizimit të Kushtetutës së Shqipërisë. Duket se nënkryetari i LSI-së e ka me ndërkombëtarët që heshtën ditën e djeshme për ndryshimet kushtetuese, ose që nuk i dënuan ato.

“Faleminderit PPE, garanci e palëkundur e vlerave, themeleve dhe parimeve të Evropës demokratike. Faleminderit PPE që flet qartë për popullin shqiptar dhe jo për zuzarët e pushtetit. Faleminderit PPE që u tregon horrave të drogës se kush janë vlerat e vërteta të demokracisë. Faleminderit PPE, që u çjerr maskën ndryshimeve këlliro-Kushtetutese të Ramës dhe zorrave qorre. Faleminderit PPE që nuk bën kompromise me narkoshtetin e Ramës, por u jep shembullin edhe atyre që mbyllin sytë përpara kriminalizimit të Kushtetutës.”- shkruan Vasili. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV