Plane për të udhëtuar drejt BE-së? Njihuni me rregullat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka rënë zyrtarisht dakord për një seri rekomandimesh që do të lejojnë udhëtarët nga jashtë bllokut të vizitojnë vendet e BE-së, disa muaj pasi ajo mbylli kufijtë e saj të jashtëm në përgjigje të shpërthimit të Covid-19.

Siç ishte pritur gjerësisht, lista e 14 vendeve nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, shkalla e tanishme e infeksionit të Covid-19 nuk i plotëson kriteret e përcaktuara nga BE që SHBA të konsiderohet një “vend i sigurt”.

Siç shkruan ‘CNN’, Kriteret kërkojnë që rastet e konfirmuara me Covid në vendet të jenë të ngjashme ose më poshtë se ato të BE-së për 100,000 qytetarë gjatë 14 ditëve të mëparshme (duke filluar nga 15 qershori).

Vendet gjithashtu duhet të kenë një prirje të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme, ndërsa BE do të marrë në konsideratë se çfarë masash po ndërmarrin vendet, siç janë gjurmimi i kontakteve dhe sa të besueshme janë të dhënat e secilit komb.

Rekomandimet pritet të hyjnë nga sot, 1 gusht, megjithatë, mbetet kompetencë e vendeve anëtare të vendosin saktësisht se si do ta zbatojnë çdo ndryshim në politikën kufitare.

Vendet që do të përfshihen janë: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji.

Kina, nga ku e ka origjinën virusi, nuk është në listën fillestare prej 14 vendeve, por BE është e gatshme ta vendosë atë në atë listë nëse qeveria kineze lejon qytetarët e BE-së të hyjnë në kufijtë e saj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV