Regjim 41-biss për Emiljano Shullazin/Avokati: Klienti im nuk përmbush kriteret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fill pas vendimit të SPAK që Emiljano Shullazi dhe të pandehur të tjerë të mund t’i nënshtrohet regjimit të 41-biss, avokati i tij Vladimir Meçi ka reaguar.

Ai shprehet se aplikimi i mundshëm i Biss-41 ndaj Shullazit dhe të tjerëve është aksion propagandistik i SPAK, pasi nuk arrin dot që të hetojë korrupsionin në vend dhe kriminalitetin e shfrenuar që po mbizotëron.

Meçi thekson se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut për aplikim të 41-biss ndaj disa të pandehurve është absurd dhe do të kundërshtohet në gjykatë nga e hëna.

“Në kushtet kur kriminaliteti po bën namin në vend, Ministria e Drejtësisë dhe SPAK kanë nisur një aksion poropagandistik ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, gjoja për të treguar në opinion publik se po bëjmë gjithcka ndaj krimit. Kjo bëhet në një kohë që akuzat ndaj Shullazit janë nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të falsifikuara.

Por ky vendim si makjazh propagandistik, nuk mbulon dot zgavrat në fytyrën e re të drejtësisë, as dështimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj krimit të organizuar, as paaftësinë e Strukturave të Posacme Antikorrupsion, as arrestimet e personave që kanë kaluar në jetën tjetër, apo arrestimin e shurdh-memecit bazuar në komunikimet e tij telefonike me zërin e tij të munguar etj etj.

Si një urdhër arbitrar, të kundërligjshëm dhe abuziv, do ta kundërshtojmë atë që ditën e hënë, në datën 3 gusht 2020, në SPAK, pasi Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurit me të, nuk përmbushin kriteret për të qenë subjekte të ligjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet në deklaratën e avokatit ./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Lajme të tjera

Web TV