Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagosin 50 vjeçarin nga Vlora dhe largohen me shpejtësi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e para të mengjesit të sotëm në qytetin e Fierit ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

Policia njofton se nga të shtënat është plagosur në banesën e tezes së tij një 50-vjeçar nga Vlora me iniciale N.Xh.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me një mjet tip “Benz”, i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

INFORMACION NGA POLICIA

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Ra.My.Fjala.al/