Unaza e Re/30-vjeçari hidhet nga lartësia, detajet e policisë

Një person është hedhur nga lartësia e një pallati në zonën e Unazës së Re.

Sipas policisë, 30 vjeçari dyshohet se është heshur vetë nga lartësia ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Fjala.al/Ke.Ba