Dedikimi prekës i Ramës për të ëmën: Mund të buzëqeshë sepse jetoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama  pësoi ditën e djeshme një humbje të madhe, pasi nëna e tij Aneta Rama ndërroi jetë.

Në një reagim në rrjetet sociale pak momente më parë, ai ka bërë një dedikim prekës për të ëmën.

Përveç vuajtjes së madhe që të jep humbja e një personi kaq të shtrenjtë Rama ka zgjedhur të theksoi se ai është i mbushur plot me dashurinë që ndau me të.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Mund të derdhësh lot pse iku

Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet

Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më

Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen

Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj

Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota

Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit?/ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

https://www.instagram.com/p/CDZDHg8pF6H/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të...

Lajme të tjera

Web TV