“Ju lutem, mos më qëlloni”! Bëhen publike video të tjera nga vrasja e George Floyd

Vrasja tragjike e George Floyd nga efektivi i policisë solli një sërë reagimesh jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën.

Daily Mail” ka nxjerrë disa video të tjera nga vrasja e 47-vjeçarit afro-amerikan dhe aty shihet me detaje se si nisi përballja e tij me policinë.

Në këtë video është kapur momenti që nga ardhja policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda makinës.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”,-thotë Floyd , teksa i drejtohet policit duke qarë, pasi ky i fundit i kishte drejtuar armën.

Gorge Floyd  ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, ndërsa njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, duke mos dëgjuar thirrjet e 47-vjeçarit që thoshte se nuk merrte dot frymë.ka.ta/Fjala.al/