Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konstituohet të martën, por pa marrëveshje për qeverinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me kthimin e Kuvendit, liderët politik i nisin zyrtarisht negociatat për shumicë të re. Takimi zyrtar i cili mësohet se do të zhvillohet nesër është ai mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi. Socialdemokratët nuk ndajnë hollësi nëse lideri i tyre në agjendën e tij ka paraparë edhe takime të tjera.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për ditën e martë nuk ka planifikuar takime me liderët politik. Ndonëse pas takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kishte paralajmëruar takime me liderët e koalicionit ASH&AAA, asnjëra palë nuk konfirmon nëse i janë përgjigjur ftesave për takime në kuadër të konstituimit të Kuvendit raporton Alsat.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk kanë informacion për ndonjë takim të liderit tyre Hristijan Mickoski me ndonjërin nga liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Mickoski ditë më parë njoftoi se pas konstituimit do t’i nisë takimet në nivel liderësh, të cilët sipas tij do të zhvillohen në Kuvend.

Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntaiva deri tani nuk kanë njoftuar për takime me qëllim sigurimin e shumicës parlamentare. Sipas tyre, hapësirë do t’i jepet BDI-së ta realizojë premtimin e vetëm për kryeministrin shqiptar, për të cilin kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta mbështetur me vota në Kuvend.

Nga e marta, vijon afati 10 ditorë deri kur presidenti obligohet me Kushtetutë që mandatin t’ia besojë liderit ose partive që kanë siguruar shumicën në Kuvend. Brenda kësaj periudhe pritet intensifikimi i bisedimeve mes liderëve dhe formimi i grupeve negociuese.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev një ditë pas zgjedhjeve tha se partia e tij do të tentojë sigurimin e shumicës pa BDI-në, me qëllim që siç të mos negocionte me kushtëzime. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski do të udhëheq paralelisht negociata për sigurimin e shumicës, ndërsa kreu i BDI-së, Ahmeti do të tenton unifikimin e bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit.

Lexo edhe :  U rrëzua teksa partneri i propozoi martesë/ 24-vjeçarja në luftë me jetën

Në rast se bisedimet vijojnë sipas afateve, më 14 gusht pritet besimi i mandatit ndërsa votimi i Qeverisë së re mund të bëhet në javën e fundit të muajit gusht.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

U konfiskua se shkeli lejen e ndërtimit, zhvillues i pallatit ish-Drejtor i Urbanistikës

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Lajme të tjera

Web TV