Prej disa ditësh kurora e gjelbër e Semanit në flakë, shuhet zjarret në Gramsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon zjarri në pyllin e Semanit duke djegur kurorën e gjelbër e gjelbër prej disa ditësh.

Në shuarjen e flakëve janë angazhuar të gjithë strukturat e Bashkisë Fier, ndërsa vatrat e zjarrit janë lokalizuar me anë të dronit.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u kanë ardhur dhe forcat ushtarake, pasi terreni i vështirë dhe era favorizojnë zjarrin duke shkaktuar vështirësi në ndërhyrje në shuarjen e flakëve.

Deri tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre, ndërsa vijon puna për vënien e nën kontroll të zjarri dhe shuarjen e tij.

Ndërkohë pas dy ditësh lufte me flakët, zjarrfikësit e Gramshit kanë mundur të shuajnë zjarrin në pyllin e malit të Koshnicës, njësia Skëndërbegas.

Flakët përpinë me dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore dhe shumë gjallesa e kafshë që pyllin e gjelbra e të gjallëruar nga jeta, e kishin shtëpinë e tyre.

Në këtë zonë është hera e dytë që bie zjarr dhe ka qenë i qëllimshëm. Autoritet i bëjnë thirrje njerëzve të tregohen të përgjegjshëm, pasi një gjest i vogël i pamenduar, kushton me dhjetëra e qindra hektarë të djegur pyje. Në skenarin më të keq, rrezikon banesat dhe shtëpitë e banorëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, Hrushovi: Enveri i urrente jugosllavët

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë...

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

Stuhia Floris ka goditur Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut. Zyra Meteorologjike ka lëshuar alarmin e verdhë, i cili paralajmëron rrezikun potencial për...

Lajme të tjera

Web TV