Rama solidarizohet me popullin e Libanit: Shkatërrim që të lë pa fjalë

Kryeministri Edi Rama i shpreh ngushëllime e solidaritet popullit të Libanit, që po kalon momente tmerrit pas shpërthimeve të fuqishme.

Rama e cilëson këtë një shkatërrim që të lë pa fjalë, ndërsa thekson se ky është një lëndim e trishtim i pamasë.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit?????”, shkruan Rama.

Deri tani nga shpërthimi në Bejrut, janë regjistruar 50 të vdekur e mbi 3 mijë të plagosur, ndërsa bilanci tragjik fatkeqësisht pritet të thellohet edhe më shumë./la.mi/Fjala.al