Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut i merr jetën politikanit të njohur

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian është vrarë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Bejrut.

 Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Mësohet se ai ka ndërruar jetë, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.

Najarian ishte një politikan shumë i njohur dhe shumë aktiv në Bejrut.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se shpërthimi ka shkaktuar mbi 2000 të plagosur dhe afro 50 viktima.

Në Bejrut situata është alarmante dhe është aktivizuar gjendja e jashtëzakonshme. Ushtria dhe kryqi i kuq janë në terren.

la.mi/Fjala.al