Argent Halili, veterani i portës që nuk do që të ndalet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

37-vjeçari që ka spikatur në portën e disa ekipeve në Superiore synon vazhdimin e karrierës. Për pak muaj mbush 38 vjeç, por, teksa pohon se e ka një ide për të ardhmen përtej futbollit të luajtur, Argent Halili e sheh ende veten midis shtyllave. “E kam menduar, – pohon ai, duke folur posaçërisht për Fjala.al. – E kam menduar të merrem me stërvitjen e portierëve.”

“Kam mbaruar një kurs trajnerësh dhe duhet të bëj edhe kursin për trajnerin e portierëve, por e shoh pak të largët sepse po ndjehem shumë mire dhe dua të luaj akoma futboll, – vijon vlonjati. – Shpresoj dhe besoj që do të jem pjesë e Superiores sezonin që vjen, por, edhe nëse kjo nuk realizohet, unë do të jem pjesë e futbollit të luajtur edhe për një vit.”

Për veteranin që ka veshur më parë fanellën e Kukësit, Flamurtarit, Kastriotit dhe Kamzës në Superiore, Oriku ishte një përvojë interesante. “Është sezoni i dytë që unë luajta me skuadrën e Orikumit, – rrëfen ai. – Ishte një përvojë krejt e re për mua, por u mësova, u përshtata dhe vitin e kaluar drejtuesit më dhanë një shpresë shumë të madhe në futboll dhe këtu u përshtata shpejt.”

“Natyrisht, niveli këtu nuk është aq i lartë sa në Superiore, aq më pak sa në Kupat e Evropës, ku kam luajtur, megjithatë, ka qenë një përvojë shumë e bukur, – pohon portieri i bregdetarëve. – Ky është një kampionat shumë i fortë, ka një rivalitet shumë të madh dhe këtë e ka treguar edhe gara në vazhdimësi, ndarja e grupeve, kështu që të gjitha këto të marra së bashku më dhanë një përvojë shumë të bukur.”

Lexo edhe :  Ten Hag flet pas humbjes turpëruese: “Do të vazhdoj luftën, e kisha përgatitur skuadrën”

Portieri i mirënjohur e ka cilësuar si brenda pritshmërive këtë sezon të dytë të bregdetarëve modestë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. “Të them të drejtën, po, i tillë ka qenë, – thekson gardiani i portës së Orikut. – Sepse ishin një sërë faktorësh që ndikuan nga pak në mbarëvajtjen e kampionatit, si ndërprerja e kampionatit nga epidemia e “Covid-19” dhe rikthimi i futbollistëve në stërvitje në nivele optimale fizike.”
“Megjithatë, përtej këtyre problemeve, arritëm t’ia dilnim me sukses, duke siguruar mbijetesën, por edhe duke e bërë këtë duke u renditur në krye të grupit tonë”, – ka përfunduar Argent Halili.

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV