Bilanci tragjik nga shpërthimi në Liban, 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga shpërthimi tragjik i ndodhur dje në Liban janë shënuar 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur.

Një bilanc tragjik, pas atyre pamjeve dramatike, ku shiheshin njerëz duke fluturuar dhe më pas një qytet i rrënuar.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar. Pamjet nga Bejruti po konsiderohen të ngjashme me ato nga shpërthimi atomik në Hiroshima.

Shpërthimi shkaktoi shembje të ndërtesave, thyerje të xhamave dhe dëmtime të tjera materiale. Sakaq shkaktoi edhe një re të madhe pluhuri dhe tymi.

Me të plagosurit që ende shkojnë nëpër spitale dhe kërkimet e personave të zhdukur që po vazhdojnë, shifrat kanë të ngjarë të shkonin më të larta.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Kataeb, Nizar Najarian, u vra në shpërthim, dhe në mesin e të plagosurve ishte edhe Kamal Hayek, kryetari i ndërmarrjes shtetërore të energjisë elektrike, i cili është në gjendje kritike.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se ka një “numër shumë të lartë” të lëndimeve dhe dëme të mëdha.

Ndërkohë Presidenti i vendit Michel Aoun ka shpallur dhe gjendjen e jashtëzakonshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV