Gazetari rrëfen historinë: Ja çfarë i tha Ramushi kur u përball me Milosheviçin në Hagë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta e Kosovës tashmë duket e largët, por makabritetet e serbëve të drejtuar nga Sllopodan Millosheviç dhe heroizmi i luftëtarëve të UÇK-së nuk mund të harrohen kurrë.

Pas luftës Gjykata e Hagës thirri si të pandehur dhe liderët serbë dhe ata shqiptarë të Kosovës që drejtuan UÇK-në e asaj kohe.

Gazetari i njohur Ilir Kadia ka publikuar në Facebook-un e tij një koment të shkurtër ku flet për përballjen e Ramushit me Milosheviçin në Hagë.

Në korridoret e Gjykatores të Hagës Milosheviçi, me dy gjeneralë shoqëruar, përballë Ramushit,edhe ai me dy bashkëluftëtarë në krah. Gjeneralët e Milosheviçit kapardisur e ngrefosur si ai!Thua ishin para kamerave në paradë! Këta tanët me supe të rënë të dy,lodhur e mpakur!

Milosheviçi po i qesëndiste me sy kur Ramushi i thotë: -Ej,Sllobo!Nji me kta t’ kam mujt!” shkruan mës të tjerash Kadia.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj ka dalë i pa fajshëm nga të gjitha akuzat që iu ngritën në gjykatën e Hagës. Ndërsa Sllopodan Millosheviç ndërroj jetë në qelitë e Hagës pa mundur të dënohej për të gjitha krimet kundër njerëzimit.

Postimi i plotë i Ilir Kadias

Në korridoret e Gjykatores të Hagës Milosheviçi, me dy gjeneralë shoqëruar, përballë Ramushit,edhe ai me dy bashkëluftëtarë në krah. Gjeneralët e Milosheviçit kapardisur e ngrefosur si ai!Thua ishin para kamerave në paradë! Këta tanët me supe të rënë të dy,lodhur e mpakur!

Milosheviçi po i qesëndiste me sy kur Ramushi i thotë:

-Ej,Sllobo!Nji me kta t’ kam mujt!

Rexhep Selimit deputetit të Kosovës që tregoi historinë në breg të detit në Jalë, veshur me rroba banjo, i thashë të mos ma kish thënë nëse nuk ish e vërtetë, por Mentor Beqja tha se Rexhepi kish qenë një nga luftëtarët e zbuluesit e mëdhenj të UÇK-së dhe nuk bënte shaka me kësi gjërash.

Lexo edhe :  Pjesëmarrje e ulët në votime, shqiptarët “refuzojnë” politikën

Jalë, 5 gusht 2013

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Emrat: Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS për dy mandate

Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon...

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar mbi një cisternë ruse të...

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Baçi ia faturoi...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

Lajme të tjera

Web TV