Mblidhet Komisioni i Vlerësimit, PD-ja premton një ekip të ri deputetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vapën e gushtit, kur politika ka marrë “pushim” nga debatet e ditës,  Partia Demokratike në opozitë po synon  të tërheqë vëmendjen me organizimin e brendshëm të saj. Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave u mblodh dje për herë të parë, duke premtuar krijimin e një elite të re politike, me emrat që ka dhe prurje nga bota akademike e shoqëria civile.  

 Nga Blerina Gjoka  

 Ndërtesa e ish-Shtëpisë Qendrore të  Ushtrisë Popullore në anë të lumit Lanë që prej vitesh shërben si selia e Partisë Demokratike mund të jetë ndërtesa më e zhurmshme në qytet në këto ditë zhegu të gushtit. Debati politik sikur u fashit pas një votimi të debatueshëm në ditën e fundit të korrikut në Parlament, ku mazhoranca ndryshoi Kushtetutën pa konsensusin e PD-së dhe partive të tjera opozitare.

Por, pavarësisht muajit që ndjell qetësi dhe pushime, PD-ja po mban vëmendjen drejt vetes me një proces organizimi të partisë që synon ta përgatisë atë për betejën e madhe të zgjedhjeve të vitit 2021. PD-ja sapo ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, duke e zbritur atë në bazën e partisë.  Ngritja e Komisionit të Vlerësimit të emrave që kanë ardhur si propozime nga baza për të shkuar përsëri për votim në bazë, pas një filtri paraprak nga ana e tij, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut.

Përbërja e tij po ashtu, pasi rikthen pas disa vitesh mërie pranë selisë blu disa emra të njohur të saj, si Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku. Ky komision kishte dje mbledhjen e parë dhe nga 5 anëtarët e tij u premtua se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të sillte një elitë të re politike dhe një ekip të ri emrash që nuk do të mbeteshin vetëm brenda mureve të partisë, por do të tërhiqnin dhe figura nga shoqëria civile e jeta akademike.

Lexo edhe :  Berisha pranon vrasjet e ’21 Janarit’/ Ishte krim shtetëror, u vranë nga armët e shtetit!

Motorët e fushatës  

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndjekur me interes ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, të cilit ai i ka besuar detyrën e filtrimit të kandidaturave për deputetë. Në një mesazh për këtë komision ai shkruan  se PD-ja në përballjen e ardhshme elektorale do të përfaqësohet nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Po ashtu, kreu i PD-së deklaron se ‘motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rotacionit politik’.”

Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, u shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare. PD-ja në përballjen e ardhshme elektorale do të përfaqësohet nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.” – shkruan Basha krahas fotos ku ai shihet duke biseduar me anëtarët.

Kreu demokrat thekson se “përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD-së”. Në ndërtimin e këtij procesi PD-ja është mbështetur nga  Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacioni Konrad Adenauer, si dhe nga forumi i Partive Popullore Evropiane – PPE. /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

Serenata e krijuar mes telave me gjëmba: NË PIJETORE UN JAM UL’ Jam në një mbrëmje me familjen e z. Bujar...

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në Kumanovë në fundjavë mes Maqedonisë...

Alarmoi Greqinë! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Greqi, sot më 4 gusht. Ai ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë...

Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 mln euro! Ja politikat prioritare

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin...

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që...

Lajme të tjera

Web TV