Moto GP / Mark Markez operohet përsëri, do të mungojë edhe në Brno

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti është diçka me të cilën nuk bëhet shaka, por duket se, ngandonjëherë presioni që ushtrohet mbi sportistët, qoftë nga ana e drejtuesve sportivë, të etur sukses në pistë, qoftë nga ana e sponsorëve, vetë sportistët e gjejnë veten në një dyzim të padurueshëm. Kështu, 6 herë “kampioni i botës” në Moto GP, Mark Markez do të humbasë edhe Çmimin e Madh të Republikës Çeke, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Brno.

Kjo për shkak se ai iu nënshtrua një operacioni të dytë në shpatullën e dëmtuar. Ylli i skuadrës japoneze të “Repsol Honda”-s, u rrëzua në garën e parë të këtij sezoni Çmimin e Madh të Andaluzisë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në shpatullën e djathtë. Pas operacionit dhe rehabilitimit intensiv, mjekët zbuluan se pllaka e titanit, e vendosur në vendin e dëmtuar, është thyer për shkak të trysnisë së ushtruar mbi të, sipas gjasave, për shkak të përpjekjeve të spanjollit për t’u rikthyer sa më shpejt në pistë.

Nëpërmjet një deklarate, “Honda” njoftoi se: “Mark Markezi iu nënshtrua një operacioni të dytë, pasi pllaka e titanit që u vendos për të rregulluar pjesën e dëmtuar në krahun e tij të djathtë, ka pësuar dëme për shkak të trysnisë së ushtruar.” “Dr. Havier Mir dhe ekipi i tij, e kanë zëvendësuar me sukses pllakën e titanit dhe Marku do të qëndrojë në spital për 48 orë, – sqaron më tej deklarata në fjalë. – Pas konsultimeve vendosëm që ai të mos marrë pjesë në garën e Brnos. Në vend të tij do të garojë gjermani Stefan Bradl.”

Ndërsa vetë Dr. Miri, shtoi: “Mark Markezi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale 13 ditë më parë dhe u rikthye në sallë. Operacioni i parë ishte i suksesshëm, ajo që nuk pritej ishte qëndrueshmëria e pamjaftueshme e pllakës së titanit. Një ushtrim trysnie në zonën e operuar ka bërë që pllaka të pësojë disa dëme, kështu që u detyruam ta zëvendësojmë“, – ka përfunduar mjeku i njohur spanjoll./Fjala.al

Të fundit

Në stadium priten 30 mijë tifozë, Shkëndija sot me mision historik në Bukuresht!

Këtë të mërkurë në orën 19:30 në "Arenën Kombëtare" të Bukureshtit, vendasit e Steauas presin shqiptarët nga Tetova të...

A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike do të bojkotojë Kuvendin e ri në shtator, pas deklaratave të ish-kryeminstrit...

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025! 9-të masat mbështetëse

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe...

Rreth 520 miliardë euro shpenzime, Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të shpenzuar qindra miliarda euro për...

Cunami në Japoni shënon viktimën e parë, një grua humb jetën teksa po i largohej dallgëve

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami. Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë...

Lajme të tjera

Web TV