Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është i arrestuari në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë Italiane, është arrestuar me qëllim ekstradimi.

Efektivët e policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të dyshuarin.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Anton Kola, banues në Ishull Lezhë.

I ndaluari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Primaret në qarkun e Durrësit/ Floriana Garo: Një super manifestim demokracie!

Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate. Në...

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e zërave të ngritur filloi të...

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek...

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të...

“U rrënqetha”, ish-banori BBV rrëfen lidhjen e veçantë me UÇK-në

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh ka dhënë një intervistë për Prive. Përgjatë intervistës, Atilla rrëfeu risitë nga jeta personale e...

Lajme të tjera

Web TV