Familjarët e të infektuarve kërkojnë informacion/Meta: Reflektim i menjëhershëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shqetësimin që kanë familjarët e të shtruarve të infektuar me covid. Ata paraditen e sotme kanë kërkuar informacion mbi gjendjen e tyre.

Sakaq Meta shkruan se këtyre familjarëve që presin jashtë spitalit Infektiv për një lajm të mirë për të afërmit e tyre duhet ti jepet mundësia e dhënies së informacionit.

Kreu i shtetit thotë se këto pamje kërkojnë një reflektim të menjëhershëm.

Postimi i plotë

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”

 

 

Bo.Ba/fjala.al