Izraeli do nisë testimet e vaksinës kundër Covid-19 te njerëzit, ja kur pritet

Në mes të tetorit Izraeli do fillojë testimin e vaksinws kundër COVID-19 te njerëzit.   Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz bëri njoftimin e sipërcituar, pas vizitës në Institutin për Kërkime Biologjike, në Nes Ziona, pranë godinës së kësaj ministrie.
“Ne do të fillojmë testet te njerëzit, pas festave hebraike që këtë vit mbarojnë më 10 tetor”, deklaroi Gantz.
Gjatë vizitës në këtë institut, Gantz u informua për përparimet e fundit mbi zhvillimin e vaksinës dhe antitrupave ndaj koronavirusit./Fjala.al/Ke.Ba