Mali i Zi “mbyll” kufirin, në dogana iu kërkojnë testin e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës CRP dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Masa hyn në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar dhe përhapur koronavirusin janë ende në fuqi, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe kufizimet për tubimet në natyrë dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike të brendshme.

Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë vdekur nga COVID 19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3480 raste të të infektuarve./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të...

Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e...

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

Lajme të tjera

Web TV