Mali i Zi, hetime për parregullsi në regjistrimin e popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, (Monstat) konfirmoi se 16 nga regjistruesit e tij dhe një instruktor u përjashtuan nga fushata e regjistrimit të popullsisë.

Zyrtarët thanë se individët në fjalë dyshohet se kishin përdorur në terren stilolapsa, boja e të cilëve mund të fshihej dhe disa u zbuluan se kishin kopje të ndryshme nga ato origjinale.

Pas informacioneve të konfirmuara nga Monstat, Departamenti i Policisë për Krim dhe Korrupsion dhe Prokuroria i kanë kërkuar Monstatit që të paraqesë listat origjinale për rastet kur dyshohet për shkelje.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Malin e Zi kërkuan zhvillimin e hetimeve për të gjetur nëse shkeljet ishin të organizuara. Ata kanë kërkuar një kontroll të të dhënave të mbledhura nga regjistruesit e përjashtuar, përpara se ato të futen në regjistrin përfundimtar.

Mjetet e shkrimit, për rastin në fjalë, dyshohet se përmbajnë bojë e cila fshihet lehtësisht në temperatura më të larta, duke mos lënë gjurmë në sipërfaqen e fshirë.

Mali i Zi filloi më 3 dhjetor procesin e regjistrimit të popullsisë pas disa shtyrjeve. Sipas njoftimeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi duhet të fillonte në tetor, por kryeministri Milojko Spajiq ofroi shtyrjen për disa kohë, pasi partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve kërkoi plotësimin e të gjitha kushteve të parashikuara në marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë që kishte nënshkruar me kryeministrin. Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike pro-malazeze dhe pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë strukturën kombëtare të popullsisë në Malin e Zi.

Lexo edhe :  Turqia nën 'pushtetin' e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Edhe në raportin e Komisionit Evropian u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

Regjistrimi i fundit u zhvillua në vitin 2011 në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, me qëllim përcaktimin e të dhënave statistikore për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat. Rezultatet e para të regjistrimit treguan se Mali i Zi ka 625266 banorë dhe 194795 familje. Sa i përket përkatësisë kombëtare dominoi komuniteti malazez me 44,98 %, pasuar nga komuniteti serb 28,73%, boshnjakët 8,65% dhe shqiptarët me 4.91%./O.S

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV