Ndihmë emergjente për Libanin, BE-ja siguron 33 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin.

Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.

Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare “të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit”.

“Ne ju ftojmë të intensifikoni mbështetjen tuaj për Libanin, si për nevojat e menjëhershme, por edhe me qëllim të rindërtimit afatgjatë të vendit”, kanë shkruar udhëheqësit.

Më 4 gusht, një shpërthim në një depo me kimikate në Bejrut la të vdekur mbi 130 persona si dhe plagosi mijëra të tjerë.

Hetimet e para thonë se materiali ishte ruajtur në mënyrë të pasigurtë në depo.

Dëmet materiale konsiderohet të arrijnë vlera miliardëshe.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është udhëheqësi i parë botëror që e vizitoi Libanin.

Ai pas takimeve me liderët e atij vendit, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për incidentin./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

12 Korrik 1817 Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët...

“Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4 mijë ndjekës. Nga 633 mijë...

Ultimatumi i Ramës/ Tavo “ngul këmbë” në të vetën: Të Himarës janë të rinj

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo thotë se s’mund të lejojnë bllokimin e hapësarve publike me pretekstin se është sezon turistik. Në një intervistë për Report...

Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Kakovatos Zacharos, kur 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e...

Lajme të tjera

Web TV