Tentuan të fusnin heroinë në burg, arrestohen dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona të cilët tentuan që të fusin heroinë në burgun e Beratit, kanë përfunduar në pranga.

Të arrestuarit janë M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat.

Punonjësit e burgut Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që dy të rinjtë po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0.45 gramë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën…

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin...

Intervista e mbrëmjes, Rama: Do mbyllim negociatat në 2027. Nuk e them unë, por vetë BE

Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Repolitix" në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin...

“Kemi 40 mijë vota në Tiranë”, Tedi Blushi: Ilir Meta, kandidati më i votuar në Shqipëri

Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë. Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Letrat e fundit në ishull, zbulohen detaje të reja për vdekjen e Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i Francës. Figura historike e tij...

Lajme të tjera

Web TV