Foto për here të parë/ Helena Kadare, gruaja që dashuroi gjeniun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzeu “Shtëpia Studio Kadare” ka publikuar disa foto për herë të parë të Helena Kadaresë kur ka qenë vajzë, bashkëshortja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ashtu siç dashuritë e shkrimtarëve janë të mëdhaja dhe ajo mes Helenës dhe Ismailit nuk mund të ishte ndryshe.

Helena (Gusho) Kadare ishte gjimnaziste në Fier kur i dërgoi një letër Ismail Kadaresë, që atëkohë qe student pasuniversitar në Moskë dhe një prej yjeve të rinj të letërsisë shqipe. Në letër, ajo i kërkonte që t’i lexonte tregimin e saj te gazeta “Zëri i Rinisë”.

Sipas rrëfimeve të Helenës, pasi Ismaili kishte lexuar tregimin, i shkroi katër rreshta: “Lexova tregimin tuaj të mrekullueshëm…” dhe se ajo iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk i erdhi më ndonjë përgjigje.

Takimi i parë mes Helenës dhe Ismailit do të ndodhte në Tiranë pasi ky i fundit ishte kthyer nga studimet e tij në Moskë. Në takimin e parë, Ismail Kadaresë i pëlqeu aq shumë Helena, saqë nxori një brisk nga xhepi, i preu pak nga flokët bionde, i futi ne xhep dhe iku pa i folur.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV