Freiburg: Qyteti futurist i Gjermanisë, vendosur mes një pylli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky qytet mesjetar i përsosur nga pikturat po feston 900-vjetorin e tij, por dizajni inovativ e bën atë një nga qytetet më të qëndrueshme dhe të jetueshme në botë.

“900 vjet i ri” lexohet në njërën anë të tramvajit ndërsa përshkon qytetin historik të Freiburg im Breisgau. Me një fillim si vendbanim tregtar në 1120, qyteti mesjetar gjerman i vendosur në rrëzë të Pyllit të Zi pranë trekëndësisht kufitar të Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë është mjaft i vjetër.Sidoqoftë, ka elementë rinorë në anën e saj.

Rreth 10% e 220,000 banorëve të qytetit ndjekin universitetin prestigjioz Albert Ludëig. Kryebashkiaku Martin Horn e ndërmori postin drejtues në vitin 2018, kur ishte veçse 34 vjeç.

Dhe shtëpitë shumëngjyrëshe e rrugët me kalldrëm pa makina që rreshtojnë qytetin e vjetër, janë, në të vërtetë, relativisht të reja, pasi ato u rindërtuan pas Luftës së Dytë Botërore. Këta përbërës kanë ndihmuar në krijimin e një Freiburg që është një nga qytetet më të jetueshme, përparimtare, të qëndrueshme dhe miqësore për fëmijë.

Pra, ndërsa reflekton mbi historinë e tij 900-vjeçare, ja çfarë e bën atë një qytet të së ardhmes. Për shumicën, pika e qëndrueshme e qytetit mund të gjurmohet në shkurt të vitit 1975. Mijëra protestues u mblodhën për nëntë muaj në një copë toke 30 km në veri të Freiburgut në Pyllin e Zi.

“Protesta ishte në atë kohë paqësore, e rrënjosur thellësisht në solidaritet”, tha Axel Mayer, i cili mori pjesë në këtë aktivitet dhe tani është drejtori menaxhues i BUND (Federata për Mjedis dhe Mbrojtje të Natyrës në Gjermani).

Megjithëse u drejtua nga vendasit, grupi elektik i protestuesve u rrit për të përfshirë aktivistë të krahut të majtë, vreshtarë alsatianë, skiatorë, fermerë gjermanë, arkitektë, mjekë, arsimtarë, gazetarë, muzikantë orkestrale dhe oficerë policie, të gjithë të bashkuar në misionin e tyre për të ndaluar ndërtimin e termocentralit nuklear të propozuar.

Lexo edhe :  Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Ky ekzemplar i suksesshëm i aktivizmit të drejtuar nga qytetarët bëri që Freiburg të bëhej një tokë edukate për mendimin alternativ dhe të lindte një lëvizje e gjelbër. Që nga ai vit, Freiburg është zhvilluar shpejt si një ekonomi mjedisore dhe qendër kërkimore diellore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Flamur Noka dhe Albana Vokshi, sherr mes njëri-tjetrit”

Ditën e sotme ka nisur procesi i rinumërimit të kutive, një proces që vjen pas disa ankimimeve maratonë që...

Konflikti Izrael-Iran/ Rritet çmimi i naftës në botë, por më e keqja ende nuk ka ardhur

Çmimet e naftës u rritën të martën ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri të lartë për ndërprerje të mundshme të furnizimit të shkaktuara...

Politika e SPAK-ut, të qëndrojë larg politikës!

Nga Sebi Alla Në analizën që i bën Shqipërisë, një raport i Komisionit Evropian veçon si arritje relativisht të mirë punën që bëhet në Prokurorinë...

Verifikohen kutitë e Gramshit dhe Peqinit, PD: U cenua procesi

Partia Demokratike nisi grumbullimin e provave të martën për të vërtetuar atë që e ka cilësuar “farsë zgjedhore”. Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” u...

Skuadra e tij po e priste të luante, futbollisti shqiptar vetëhidhet nga kati i tetë

Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit:  Mario Bacaj  vdiq në moshën 28-vjeçare pasi ra nga kati i tetë i një ndërtese në zemër...

Lajme të tjera

Web TV