Liga e Evropës mbyll turin e 16-shes, përcakton 4 çiftet çerekfinaliste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer në fushën e blertë pas mëse 4 muajsh, për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe ka përmbyllur të mërkurën dhe të enjten turin e 16-shes.

Në fakt, ky tur ka patur një të veçantë historike, pasi nga 8 çifte, 6 prej tyre i patën mbyllur ndeshjet e para dhe në mesjavë kanë luajtur ndeshjet e kthimit. Ndërkohë, dy çifte nuk arritën t’i luajnë dot as ndeshjet e para, për shkak të shpërthimit të epidemisë në Itali dhe Spanjë dhe organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, vendosi që fati i këtyre dy çifteve të përcaktohet në një takim të vetëm.

Kështu, përballja midis Interit dhe Hetafesë, që u luajt të martën, dhe Seviljes dhe Romës, që u luajt të mërkurën, janë diskutohen në një ndeshje të vetme, që për më tepër, u luajt në fushë asnjëanëse, në Gjermani. Kështu, përballja e së mërkurës, Inter-Hetafe, që u luajt në Stadiumin “ArenaAufSchalke” të Gelsenkirshenit dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u fitua nga italianët me rezultatin 2-0. Zikaltërit ngadhënjyen me nga një gol për secilën pjesë loje, të shënuar nga Lukaku dhe Eriksen, ndonëse duhet theksuar se spanjollët shkuan dëm një mundësi të atë për të barazuar shifrat.

Por Molina gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 76-të. Në çiftet e tjera të së mërkurës, Shahtjori i Donjeckut ai ka dalë të mbrojë në fushën e vet fitoren 2-1 të arritur në ndeshjen e parë ndaj Volfsburgut në Gjermani, duke e fituar edhe ndeshjen e kthimit, 3-0, me të 3 golat e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndërkohë, nuk ia ka dalë të mbrojë në fushë të huaj ndaj Kopenhagës fitoren Istambul Bashakshehiri, që e pati fituar minimalisht duelin e parë që luajti në shtëpi, duke u mundur 0-3 në Danimarkë, me vendasit që shënuan një herë në pjesën e parë dhe dy në të dytën dhe u kualifikuan për më tej.

Lexo edhe :  I lidhur me vajzën më të madhe në moshë? Lamine Yamal flet pas "akuzave"

Siç pritej, Mançester Junajtid ka bërëp formalitetin në shtëpi përballë Linzer ASK-së, pasi e pati fituar thellë, 5-0, takimin e parë në Austri dhe ka fituar edhe në shtëpi me shifrat 2-1. Kurse të enjten, përveç duelit të drejtpërdrejt, Sevilja-Roma, që është fituar 2-0 nga spanjollët, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë, në çiftet e tjera, Bajer Leverkuseni ka pritur Gllasgou Rejxhërs pas fitores 3-1 të arritur në ndeshjen e parë në Skoci. Gjermanët kanë fituar minimalisht edhe në shtëpi, duke mbrojtur fitoren në takimin e parë, ashtu sikundër ka bërë edhe Bazeli përballë skuadrës tjetër gjermane, Eintrahtit të Frankfurtit.

Pasi e pati fituar 3-0 ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra helvete ka vijuar të fitojë edhe në shtëpi, me një gol të vetëm. Në çiftin e fundit, Vulverhempton Uondërërs ka pritur në Angli Olimpiakosin teksa ndeshja e parë midis tyre, e luajtur në Greqi, ishte mbyllur në barazim 1-1.

Por anglezët fitojnë ndeshjen e kthimit në shtëpi, me një gol të vetëm të shënuar nga pika e bardhë pas vetëm 9 minutash lojë. Kështu, janë përcaktuar edhe 4 çiftet çerekfinaliste të Ligës së Evropës, dhe, më 10 gusht 2020, Interi përballet me Bajer Leverkusenin, ndërsa Mançester Junajtid ndeshet me FC Kopenhagën. Një ditë për luhen duhet Shahtjor Donjeck-Bazel dhe Vulverhempton Uondërërs-Sevilja.

Të fundit

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit....

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Lajme të tjera

Web TV