Rama homazh për Vedat Kokonën: Një ndër pedagogët më të admiruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar përmes një homazhi, Vedat Kokonën, shkrimtari, përkthyesi dhe leksikologu shqiptar i shekullit të 20-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e vlerëson figurën e tij si “një nga personalitetet më kozmopolite të letrave tona të shekullit XX”.

“Themelues i Revistës Letrare, me Kutelin e të tjerë, Vedat Kokona ishte mëkuar qysh i ri nga universi i paanë i fondeve leksikore, e kësisoj ky fanatik i Larousse-it numërohet sot mes hartuesve më të suksesshëm të disa fjalorëve dhe metodave të artit të të shkruarit, sikundër edhe një nga pedagogët më të admiruar nga brezat.

Mjafton edhe vetëm kjo foto e këtij princi të gjuhëve, për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytyr në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.
Çfarë zotërie!”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

HOMAZH

VEDAT KOKONA «na lundron me një këpucë zonjëje në dallgët e etherit. Mikrokozmosi ynë nuk i pëlqen aq shumë dhe preferon të shëtisë nëpër stratosferë në bishtin e ndonjë ylli të këputur, që vjen rrotull në vetmi pa iu bindur ligjit të gravitetit. Kur mërzitet së dëfryeri nëpër komete e yje, i ka ënda të jetojë në gjirin e nymfave e të nereidave. Pra, anakronik se anakronik »

Ja kështu e shihte vetveten me përkëdheli autori autoironik i këtyre rreshtave, kur ende nuk i kishte mbushur të tridhjetat.

I lindur 107 vjet më parë në Izmir të Anatolisë, në një familje kadilerësh prej Gjirokastre, Vedat Kokona ishte edhe një nga personalitetet më kozmopolite të letrave tona të shekullit XX.

Sot ai fle në paqe mbi dafinat e merituara të Urdhërit të Arteve dhe Letrave e mbi Palmat Akademike, me të cilat u nderua nga Franca mirënjohëse, mëma e arteve dhe e letrave siç e quante i madhi Ronsard.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Balla takim në Ferrara: Nuk bëhet fjalë vetëm për fitoren

Natyrë e parapjekur, “précoce” siç do ta thoshte vetë në frëngjishten e tij sublime, Vedat Kokona, i pajisur me një “bac philo” nga Liceu i Korçës dhe një diplomë në drejtësi në Paris, u ushqye nga kultura franceze, por si gjirokastrit i mirë nuk ia fali asaj të tërë pjesën e luanit.

Shkruajti në shqip romane, poema dhe artikuj, përktheu vepra botërore nga anglishtja dhe rusishtja, e u dhuroi lexuesve të huaj, në gjuhët e tyre, thesaret e Naimit, Nolit, Lasgushit e me radhë.

Themelues i Revistës Letrare, me Kutelin e të tjerë, Vedat Kokona ishte mëkuar qysh i ri nga universi i paanë i fondeve leksikore, e kësisoj ky fanatik i Larousse-it numërohet sot mes hartuesve më të suksesshëm të disa fjalorëve dhe metodave të artit të të shkruarit, sikundër edhe një nga pedagogët më të admiruar nga brezat.

Mjafton edhe vetëm kjo foto e këtij princi të gjuhëve, për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytyr në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.
Çfarë zotërie!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama sot në Zvicër/Merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Kryeministri Edi Rama nis sot një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili...

31 premtimet e Donald J. Trump

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka premtuar të largojë me forcë emigrantët pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara, të riformësojë qeverinë federale dhe të...

UNICEF: Fëmijët e Gazës do të kenë nevojë për më shumë se ndihmat që dërgohen me kamionë

Rosalia Bollen, një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF, tha se sfidat janë të jashtëzakonshme për sa i përket dhënies së ndihmës...

Ndryshimet ligjore/ Pritet që pensionet të shtyhen 4 muaj në vit për gratë!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në...

Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit

Donald Trump pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë në fillim të mandatit të tij të dytë, të cilat adresojnë çështje të ndryshme, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV