Basha nga Manza me familjet e goditura nga tërmeti: Jetojnë ende në çadra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në një takim me banorët e Manzës, të mbetur pa strehë ngaa tërmeti i nëntorit.

Basha thotë se dhjetra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira dhe se këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre.

“Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu”, shprhet Basha.

Ai shton se nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t’jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë.

Sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta dhe se askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës.

Basha zotohet se vëmendja kryesore e Partisë Demokratike do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme.

“Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ditë më të mira”, thotë në mbyllje Lulzim Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndodh çudia në Kamëz, në oborrin e shkollës “Ibrahim Basha” mbillet misër

Një situatë absurde dhe në kufijtë e komikes është denoncuar nga banorë të zonës Bulçes i Ri në Kamëz. Sipas...

Risia, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për emigracionin, e cila parashikon që emigrantët në Francë të mund të aplikojnë...

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 5 automjete (Detaje)

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të Pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjete e përfshira një autobot që transporton çimento....

Igli Tare bën gati detajet! Po huazon sulmuesin e madh nga Premier League

Darwin Nunez është në dilemë të madhe këtë verë. Milani planifikon të bëjë një ofertë zyrtare këtë javë për sulmuesin e Liverpool. Igli...

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi Rusia po armatoset me një...

Lajme të tjera

Web TV