Formula 1, Maks Verstapeni, triumf historik në garën e dytë të Silverstounit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara e dytë radhazi që u zhvillua në pistën e Silverstounit dhe që ishte e 5-ta në kalendarin e këtij sezoni të improvizuar të Formulës 1 të këtij viti të turbulluar nga epidemia e virusit korona, që shpërtheu në shkallë globale, ishte cilësuar si gara e 70-vjetorit të këtij Botërori prestigjioz. Dhe, në një përkim të denjë për garën që shërbeu si pikënisja e Botërorit të Formulës 1 para 7 dhjetëvjeçarësh, gara e dytë e Britanisë së Madhe, ka patur edhe një fitues historik.
Në garën ku ai parakaloi pikërisht të atin, Zhosin, si piloti holandez me më shumë gara, tanimë 107, në Formula 1, Maks Verstapeni ka mbërritur i pari në finish, duke thyer kështu edhe supremacinë e deritanishme të dyshes së “Mercedes Benz”-it, Ljuis Hemilton dhe Valteri Botas. Strategjia e mirë, e mbështetur në zgjedhjen e zgjuar të gomave, por edhe vetë talenti dhe agresiviteti i tij bëri që piloti i “Red Bull”-it ta mbyllte garën para britanikut dhe finlandezit.
Përkundër pritshmërive, edhe Sharl Lëklërku bëri një garë të madhe pasi e kaloi finishin i katërti me vetëm një ndalesë të të kryer. Shoku i tij i skuadrës së “Ferrari”-t, Sebastian Feteli, vazhdon të zhgënjejë, pasi e mbylli garën vetëm në vendin e 12-të. Është mbyllur kështu edhe gara e pestë e Botërorit të vitit 2020 në Formula 1 dhe fituesi është Maks Verstapen. Piloti i “Red Bull Racing -Honda” triumfoi në Çmimin e Madh të Silvestounit, që përkoi me 70-vjetorin e kësaj piste.
Ky është suksesi i parë në këtë vit, dhe i 9-ti në karrierë, për holandezin, i cili zhvilloi një garë fantastike dhe siguroi pikët e plota. I dyti mbërriti Ljuis Hemiltoni, teksa në podium u ngjit edhe makina tjetër e “Mercedes”-it, Valeri Botas, i cili ishte nisur nga vendi i parë. Vendi i katërt për të riun e “Ferrari”-t, pilotin nga Montekarlo, Lëklërk, ndërsa Feteli zhvillon një tjetër garë të dobët. Gjermani i “Kokëkuqes” u nis nga vendi i 11-të dhe e mbylli në vend të 12-të, duke konfirmuar momentin e errët që po kalon.
Përtej vendit të dytë, kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hemilton, vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të pilotëve me 107 pikë të grumbulluara pas 5 garash. Britaniku i skuadrës gjermane ndiqet nga Verstapeni, me 30 pikë më pak, dhe më pas vjen finlandezi Botas, me 73 pikë. Piloti tjetër i “Mercedes”-it ka dorëzuar vendin e dytë në renditje pas 5 garave të para. Vetëm 45 pikë numëron Lëklërku, që mban vendin e 4-t, i ndjekur nga Lando Norrisi, me 7 pikë më pak.

Lexo edhe :  Rodrygo do largohet, por vetëm me një kusht

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i...

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Lajme të tjera

Web TV