“Mos e shit dinjitetin tënd!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur Britania e Madhe kishte shtrirë pushtimin edhe në tokat Indiane tregohet se si një officer i lartë anglez nga arroganca e kishte goditur një fshatar të varfër indian aq fortë sa që i varfri bie përdhe.
Pasi ngrihet, fshatari indian ia kthen duke e goditur edhe më fortë oficerin anglez.
I poshtëruar, oficeri anglez, largohet dhe shkon tek komandanti i tij dhe i kërkon përforcime. Komandanti nuk ia miratoi këtë gjë, por e hapi kasafortën, ia japi 50 mijë rupi, shumë kjo e konsiderueshme në periudhën e viteve 30-40, dhe i tha t’i merr ato e t’ia jep indianite që e goditi.
“Thuaji atij”, tha komandanti. “Të godita, më godite, ky është çmimi i kërkimit falje nga ana ime.”
Në fillim oficeri hezitoi t’ia jepte paratë dhe t’i kërkonte falje fshatarit indian, por komandanti i tha: “Bëje dhe konsideroje urdhër ushtarak!”
Oficeri e zbatoi urdhërin, mori shumën e parave dhe ia dha indianit.
Indiani i varfër paratë që ia dha oficeri i investoi në biznes. Si fillim bleu një makinë të vogël, e më pas e zgjëroi biznesi, saqë për pak vite u bë një nga biznismenët më të mëdhenj dhe më të njohur në vend.
Komandanti anglez nuk e kishte harruar, e thërret oficerin dhe i thotë: “E njeh filan biznismeni?”
“Si mund ta harroj atë”, i tha oficeri. “Ai tanimë është shumë i pasur, me truproje, eskortë…”
Komandanti i tha: “Tani shko tek ai dhe godite.”
Oficeri tha: “Por, ai ka shumë trupëroje, mund të më vrasin.”
”Jo, jo… mos ke frikë fare se asgjë nuk do të ndodhë.
Vajti oficeri dhe e goditi fortë burrin indian. Ai u rrëzua në tokë, por këtë herë nuk ia ktheu, vetëm e shikoi me gjithë vrerë e dëshpërim.
Oficeri i habitur vajti tek komandanti dhe i tregoi çfarë ndodhi
Komandanti tha: “Mos të befasoj reagimi i tij. Kur ai ishte i varfër, posedonte vetëm dinjitetin e tij, ne ia blemë atë me 50 mijë rupi. Tani, ai u kthye në një njeri pa dinjitet dhe si i tillë ka interesa, si të bëjë pasuri dhe të mos ngatërrohet me anglezët.

Lexo edhe :  Jenghis Khan dhe migrimet e mëdha që formësuan historinë e Evropës

Mjerë për atë që për vetën e tij ka zgjedhur robërinë ndaj pasurisë. Mjerë për atë që i nënshtrohet të tjerëve duke shkelur me këmbë nderin dhe dinjitetin e tij.

*e huazuar

Të fundit

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Lajme të tjera

Web TV