Pasi vendosën për bojkot, Liga Profesioniste i dërgon letër Kryeministrit Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi vendosën të mos rikthehen në fushë për sezonin e ri nëse qeveria nuk i plotëson katër kushtet e kërkuara, Liga Profesioniste i drejtohet me një letër edhe Kryeministrit Edi Rama.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, në mbledhjen e tyre të datës 5 Gusht 2020, midis të tjerave analizuan edhe situatën financiare në të cilën ndodhen klubet e Kategorisë Superiore në kushtet e pandemisë dhe ndryshimet në paketën ligjore për sportin të miratuar deri tani nga Kuvendi i Shqipërisë.

Situata e tejzgjatur e pandemisë dhe skenarët pesimistë për kapërcimin e shpejtë të saj, kanë dëmtuar financat e klubeve dhe financuesve të tyre, si edhe kanë zbehur në maksimum perspektivën e ofrimit të sponsorave seriozë dhe të qëndrueshëm.

Në këto kushte, anëtarët e Ligës, pas një analize të kujdesshme dhe profesionale, konkluduan se situata e tyre financiare për sot dhe në perspektivë, paraqitet mjaft e vështirë dhe pesimiste për vazhdimin normal të veprimtarisë sportive.

Të ndodhur përballë kësaj situate, anëtarët e Ligës i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të rishikojnë kuadrin aktual ligjor dhe të marrin disa nisma ligjore në kuadër të mbështetjes së veprimtarive sportive të Kategorisë Superiore, si më poshtë:

1.Ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm.

2.Përfshirjen e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 % ,si bujqësia dhe turizmi.

3.Faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale të klubeve.

4.Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në 10 vite.

Realizimi i këtyre kërkesave do të mundësojë përmirësimin e gjendjes financiare të klubeve dhe do të rrisë besimin për ofrimin tek komuniteti i futbollit të sponsorave serioze dhe të fuqishëm.

Lexo edhe :  Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Në rast të kundërt, klubet e Kategorisë Superiore do ta kenë të pamundur financiarisht të vazhdojnë veprimtarinë e tyre dhe do të jenë të detyruara të mos marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore që pritet të fillojë më 12 Shtator 2020.

Moszhvillimi i kampionatit të elitës së futbollit shqiptar do të përbënte një ngjarje të pa precedent në historinë e futbollit shqiptar, ç’ka nuk ka ndodhur as në vitin e vështirë 1997.

Liga Profesioniste e Futbollit është e gatshme për të diskutuar në momentin më të parë me strukturat përkatëse të qeverisë për gjetjen e një kompromisi në përmbushje të këtyre kërkesave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

Lajme të tjera

Web TV