Rezultati zgjedhor në Bjellorusi “jashtë çdo realiteti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita në Bjellorusi e vë në dyshim fitoren e shpallur të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga Minsku dhe qytete të tjera njoftohen mbajtje protestash.

Të hënën në mëngjes u publikuan rezultatet zyrtare. Sipas tyre Lukashenko i ka fituar zgjedhjet me 80,2% të votave. Kurse kundërkandidatja Tichanovskaja arrin sipas publikimeve zyrtare vetëm 9,9% të votave. Tichanovskaja nuk e pranon rezultatin zyrtar.

Atmosferë proteste

„Nuk mund të ketë pranim të një rezultati të tillë zgjedhor”, theksoi përkundër kësaj, zëdhënësja e Tichanovskajas. Sipas saj „kjo është jashtë çdo realiteti”. Edhe ekspertët i vlerësojnë shifrat shtetërore të publikuara për fitore me afër 80% të presidentit Lukashenko, si të shpikura, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend dhe një atmosferë proteste kundër Lukashenkos të ndjeshme në të gjithë vendin.

Në disa qytete ka pasur të dielën përplasje mes përkrahësve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Mijëra vetë u mblodhën në sheshet kryesore për të protestuar kundër manipulimeve zgjedhore. Në rrjetet sociale janë publikuar video, që tregojnë, se si policiët qëllojnë demonstruesit. Për të shpërndarë protestuesit të dielën u përdorën edhe granata ndriçuese dhe gaz lotsjellës, raportuan korrespondentë të Deutsche Welles.

Raportohet për të lënduar. Sipas organizatave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, 120 vetë janë ndaluar nga policia. Në orët e mëngjesit situata paraqitet e qetë. Por kundërshtarët e qeverisë kanë paralajmëruar, se do të dalin sërish në protesta.

Weißrussland Wahlen Proteste Polizei (Reuters/Tut.by)

Qeveri „e paaaftë”

„Një krizë e thellë, e paparë deri më tani po vjen”, tha bashkëluftëtarja e kandidatës Tichanovskaja, Maria Kolesnikova një konferencë në shtyp në mbrëmje. Ajo e akuzoi qeverinë për manipulim zgjedhor. Kështu pjesëmarrja e votuesve në disa qendra zgjedhore ka arritur në më shumë se 100%, tha ajo. Kjo qeveri është e paaftë të qeverisë vendin. „Autoritetet duhet të pranojnë, që shumica qëndron në anën tjetër”, tha Kolesnikova.

Lexo edhe :  Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Kandidatja Svetlana Tichanovskaja doli në skenën politike si kandidate për presidente, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Sergej Tichanovski, një bloger i njohur, i cili u përjashtua nga zgjedhjet. Lukashenko 65 vjeçar e qeveris prej 26 vjetësh me dorë të hekur Bjellorusinë. Mandati i ri do të ishte mandati i gjashtë i tij në postin e presidentit.

Të fundit

Ngrohja globale dhe Shqipëria

Nga Artan Luku Shqipëria nuk është përjashtim nga pasojat e ngrohjes globale. Edhe pse kontributi ynë në emetimet e karbonit...

Kur një imazh bëhet më i fortë se një mijë fjalë

19 Gushti – Dita e Fotografisë Nga Leonard Veizi Në epokën e modernitetit të skajshëm, mbushur me tinguj, fjalë e zhurmë, fotografia mbetet arti i heshtur...

Veshi bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubio më komplimentoi

Pak ditë më parë, zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov , pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në...

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin e kundërt të drejtimit në...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Lajme të tjera

Web TV