Koka e prerë e Ali pashë Tepelenës i dorëzohet sulltanit, në një skicë të rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 24 janar 1822, në moshën 82-vjeçare u vra në Janinë Ali Pashë Tepelena, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Djali nga Tepelena që e nisi karrierën si grabitës karvanësh në rrugë dhe që arriti të bëhej pasha dhe më pas Akoma të deklaronte pavarësinë nga Perandoria Osmane u shndërrua në një personalitet të kohës por edhe një armik i betuar i Portës së Lartë. Shkrimtari I njohur francez Aleksandër Duma e përshkruan në veprat e tij si tepër dinak dhe që oborri i sulltanit e njihte si “Luani i Janinës”, ndërsa shkrimtari tjetër akoma më I madh Viktor Hygoi e quante ‘Bonaparti mysliman’. Pikërisht për këtë sulltani nxori një ferman për vrasje e tij dhe prerjen e kokës. Kjo gjë u arrit pas një beteje në kështjellën e tij në Janinë pas një beteje të ashpër disaditëshe. Shumë e folur për këtë moment por skica që po publikojmë sot me autor Robert Wales është momenti kur vrasësit dhe ata që i prenë kokën I dorëzojnë kokën sulltanit në Stamboll. Sipas studiuesit Irakli Koçollari, karvani që shoqëroi kokën e Ali pashës dhe që transportonte të gjitha plaçkat dhe dokumentacionin e tij përbëheshin nga 70 deve. Skica në fjalë paraqet momentin final. Komandantët që i dorëzojnë kokën e Ali pashës sulltanit I cili duket më në fund i lehtësuar duke e shoqëruar këtë moment me bashkimin e pëllëmbëve të duarve. Interesant është një detaj tjetër. Ena në të cilën është mbajtur koka është një kusi e vogël hermetike argjendi me kapak që sipas studiuesve ishte e mbushur me dëborë për ta ruajtur kokën në temperaturë të ulët. Pas këtij veprimi, koka u varros në Stamboll, ndërsa trupi në Janinë. Në faqen “Edith Durham Page” jepet një pasazh nga libri “Luani i Janinës ose ditët e fundit të jeniçerëve”, një përkthim në italisht i Olimpia Gargano që pritet të publikohet së shpejti.

Lexo edhe :  Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Edith Durham’s page

“Le vette innevate dei monti Eta e Ossa illuminate dal sole scintillano ancora quando il tramonto accende i suoi dardi su di loro, e l’Olimpo ha ancora i suoi fulmini. Eppure non è più Giove a scagliarli, ma Ali Tepelena, pascià d’Albania e padrone di metà dell’impero turco, e la rosa tinta di cremisi dal sangue di Venere fiorisce per lui, e sempre per lui l’alloro germogliato dall’amore di Apollo allunga i suoi rami.”
Tratto da: Mór Jókai, “Janicsárok végnapjai” (The Lion of Janina or The Last Days of the Janissaries), traduzione italiana di Olimpia Gargano, di prossima pubblicazione

′′ The snoëy peaks of the Eta and Bones mountains illuminated by the sun still sparkle ëhen the sunset lights up its darts on them, and Olympus still has its lightning. Yet it is no longer Jupiter to throë them, but Ali Tepelena, pasha of Albania and master of half the Turkish Empire, and the rose dyed ëith crimson by the blood of Venus blooms for him, and alëays for him the laurel sprouted by Apollo’s love extends the its branches.”
From: Mór Jókai, ′′ Janicsárok végnapjai ′′ (The Lion of Janina or The Last Days of the Janissaries), an Italian translation by Olimpia Gargano, soon to be published.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Media greke artikull për Shqipërinë/ 48 orë në Tiranë, kryeqyteti i Ballkanit në ndryshim

E ndërsa Shqipëria sa vjen dhe zgjerohet në vëmendjen e ndërkombëtarëve, një artikull për kryeqytetin tonë është shkruar nga...

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar. Përveçse startin...

Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj. Në një foto që ka ndarë...

Mesfushori i Arsenalit shfaqet optimist: “Shkojmë në Bernabeu për fitore”

Arsenali mori fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit me shifrat 3-0, por ende nuk është...

Përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes në pikun e sezonit

Ka nisur sezoni i pikut të luleshtrydhes, por çmimi i shitjes është përgjysmuar. Fermerët në Karafaj të Fierit pas protestës së bërë disa ditë...

Lajme të tjera

Web TV