Arrestohet krahu i djathtë i Orgest Bilbilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës mesditën e sotme ka vënë në pranga të shumëkërkuarin Aterio Kaloshin, i cili jetonte me Orgest Bilbilin, në një apartament në zonën e Brrylit.

Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një aksioni të ndërmarrë nga policia në Qesarkë.

Kaloshi u arrestua së bashku me Meardi Berberin, person i shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes për atentatin e ndodhur në hotel “Volorek”, mëngjesin e 8 gushtit. Sipas informacioneve mësohet se gjatë këtij operacioni dy të arrestuarve i ka sekuestruar edhe armë.

Kaloshi i shpëtoi policisë mesditën e 10 prillit ku në pranga u vu shoku i tij, Orgest Bilbili, i cili po lëvizte me kapuç në kokë gjatë periudhës së izolimit. Polici e ndoqi dhe më pas e qëlloi me plumb në këmbë për ta neutralizuar, duke bërë më pas të mundur edhe arrestimin e tij.

Kaloshi, i cili jetonte në një apartament me Bilbilin arriti t’ia mbathë. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

Sipas policisë dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal. Dy të rinjtë dyshohet se kanë marrë pjesë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit.

Të fundit

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga...

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% në 2024

Kostot e prodhimit në bujqësi në vendin tonë po rriten me shpejtësi duke sinjalizuar rritje të çmimeve të prodhimeve në vijim. Sipas INSTAT në vitin...

Zjarret masive “pushtojnë” ishullin e Kretës, evakuohen 3,000 banorë

Një zjarr i madh në një nga destinacionet turistike më të njohura të Greqisë, në ishullin jugor grek, Kretë, po vazhdon të digjet nga...

“Alo” presidentësh, çfarë biseduan sot Trump dhe Putin për një orë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patën një bisedë telefonike sot, e gjashta në muajt e fundit. Ndihmësit e...

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në...

Lajme të tjera

Web TV