Një spital i improvizuar ngrihet për pacientët me COVID-19 në Spanjë.
Spitali ndodhet në Zaragoza të Spanjës, vendi me rritjen më të lartë të infektimeve në Evropë e ku ekspertët e shëndetit thonë se gjërat mund të shkojnë drejtë përkeqësimit.
Qëllimi i këtij spitali është për të qenë në gadishmëri për situatat të cilat mund të krijohen me ardhjen e stinës së vjeshtës.
Autoritetet në Gjermani paralajmëruan qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Spanjës pasi vendi regjistroi rritjen më të madhe ditore në tre muaj, mbi 1.200 raste.
Autoritetet pohuan se rritja vinte si pasojë e kthimit të njerëzve nga pushimet.
Ndërkohë, shkollat po hapen mes diskutimeve nëse fëmijët duhet të mbajnë apo jo maska në klasë.
Nga ana tjetër Greqia ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve që nga nisja e pandemisë, mbi 260 raste, me një trend që po vjen në rritje.
Organizatat shëndetësore publike thotë gjithashtu se dy persona ndërruan jetë, duke e çuar totalin e viktimave në 216.
Autoritetet kanë fajësuar për rritjen e rasteve shmangien e distancimit social në restorante, bare dhe grumbullime publike.
Në Britani ka pasur një reduktim me mbi 5 mijë njësi përsa i takon vdekjeve nga virusi, por kjo për shkak të metodës së numërimit.
Kujtojmë se njerëzit në Angli që humbën jetën pasi rezultuan pozitivë ndaj testit u bënë pjesë e shifrave alarmante.
ru.do/ Fjala