Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.
Hale ka thënë më 13 gusht se hetuesit e FBI-së do të marrin pjesë në këto hetime, pas ftesës së bërë nga autoritetet e Libanit.
Ai i ka bërë të ditura këto detaje përgjatë një vizite në lagjen e shkatërruar nga shpërthimit të javës së kaluar, që ka lënë të vdekur më shumë se 170 persona dhe ka plagosur më shumë se 6,000 të tjerë.
Si pasojë e shpërthimit, rreth 300,000 persona besohet se kanë mbetur të pastrehë.
“FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale.