Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominuara për zëvendëspresidente Kamala Harris dëshmuan në paraqitjen e parë të përbashkët një vullnet të fuqishëm për konflikt me presidentin e tanishëm Trump. Në qytetin e lindjes së Bidenit në Wilmington ata të dy dëshmuan një harmoni të plotë mes tyre, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme në nëntor do ta mundin presidentin aktual Donald Trump. “Unë jam i gatshëm të filloj punën”, theksoi Harris, e cila kritikoi Trumpin ndër tjerash edhe për dështime në kohën e krizës së Coronës.

Vdekja e më shumë se 165.000 njerëzve në SHBA nga virusi Corona ka mundur të evitohet, theksoi ish-prokurorja e përgjithshme në Kaliforni. Ajo foli edhe për gjendjen tepër të rëndë ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e krizës së Coronës. “Dështimet në menaxhimin e krizës nga presidenti dhe administrata e tij në kohën e pandemisë e kanë shkaktuar krizën më të thellë ekonomike në vend, që nga koha e depresionit të madh.” Depresioni i madh ekonomik në SHBA ka filluar në vitin 1929.

Njëkohësisht manifestimi i racizmit dhe padrejtësive sistematike ka rezultuar me një “koalicion të ri të ndërgjegjes në rrugë, i cili kërkon ndryshime”, theksoi 55-vjeçarja me origjinë nga Xhamajka dhe India. “Amerika thërret me dëshpërim për drejtues të ri. Ne tani kemi një president, i cili më shumë kujdeset për veten sesa për njerëzit që e kanë zgjedhur.”

Biden kritikon Trumpin

Edhe Bideni sulmoi ashpër Trumpin. Në vend se të merret me krizën, Trumpi po kalon më shumë kohë në fushat e lojës së golfit. Së bashku me Harris “do ta rindërtojmë këtë vend sërish”, premtoi Biden. Në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët, çifti i ri politik dëshmoi në mënyrë demonstrative një afërsi njerëzore. 77-vjeçari Biden rikujtoi edhe bashkëpunimin me Harris në kohën kur i vdiq i biri Beau në vitin 2015 nga një tumor në kokë.

Lexo edhe :  Paralajmëron Von der Leyen: Përdorimi i TikTok mund të ndalohet në BE

Biden e ka propozuar senatoren Harris të martën për të ashtuquajturin “Running Mate”, siç quhen zëvendëspresidentët në SHBA. Biden shpreson se me këtë kandidaturë do të fitojë mbështetjen e zgjedhësve ku deri tani ka pasur më pak mbështetje. Në një anketë të agjensisë Reuters thuhet se Harris ka mbështetje më të madhe tek disa grupe zgjedhësish, sesa vet kandidati për president Joe Biden. 60 % e grave kanë mendim pozitiv për Harris, ndërsa Bidenin e mbështesin 53 %. Për Harris kanë mendim pozitiv edhe zgjedhësit nën moshën 35 vjet. Harris e mbështesin 62 % prej tyre. Ndërkohë që rreth 25% e simpatizantëve të republikanëve kanë mendim pozitiv për Kamala Harris, ndërsa për Bidenin mendim pozitiv kanë vetëm rreth 20% të këtij grupi.

Javën e ardhshme Biden dhe Harris do të nominohen nga Partia Demokratike edhe zyrtarisht si kandidatë për president dhe zëvendëspresidente. Një javë më vonë mbahet mbledhja e Partsë Republikane, ku pritet nominimi i Trumpit për mandatin e dytë në postin e presidentit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA dotë mbahen me 3 nëntor./DW/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

“Kujt i shkel syrin? Je maniak, pervers”/ Jul Deda përplaset ashpër me Romeon

Deklarata e Graciano Taganit se Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj kanë fiksim njëri-tjetrin, ka shkaktuar debate të ashpra në...

“Ai i adhuronte fëmijët”/ Flasin familjarët e Ergys Arrazit: Punonte gjithë ditën…

Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe...

A ndikojnë humori dhe emocionet te lëkura?

Ke dëgjuar për psikodermatologjinë? Ky term lidhet me studimin e emocioneve dhe mënyrën si ato ndikojnë në fytyrën e secilit dhe e anasjellta. Mjekja...

Asnjë gjurmë për nënën dhe fëmijët, efektivë të FA-së i bashkohen operacionit në Shkodër

Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në...

Ngjela plas ‘bombën’: Ja 3 emrat “VIP” që nuk shpëtojnë dot nga arrestimi i SPAK

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën poltike në vend. Gjatë një intervistë për gazetën “SOT”, avokat Ngjela është ndalur tek drejtësisë së...

Lajme të tjera

Web TV