Mjekët e klinikave të Kosovës, kanë regjistruar të enjten 193 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 491 mostrave.
Ndërkohë 8 persona humbasin jetën dhe shënohen 142 raste te reja me COVID-19 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 373.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 205 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,999. Kjo i bie se aktualisht, numri total i të shëruarve (6,616) është më i madh sesa i rasteve aktive.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë në një konferencë për media nga Gjakova se në Kosovë po vërehet një ulje e lehtë e numrit të rasteve të prekura nga koronavirusi.