Pika e kalimit kufitar të Kakavijës, është bllokuar nga radhë kilometrike të emigrantëve të cilët kthehen në shtetin fqinj.
Shkak për krijimin e radhëve është bërja e tamponit për koronavirusit, të të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë.
Radha e automjeteve që presin të kalojnë në tokën helene ditën e sotme, ka shkuar mbi 4 kilometra.
Grupi mediatik FJALA ka siguruar edhe pamje nga vargu kilometrik i makinave të krijuar në këtë pikë kufitare.
https://youtu.be/-elvMxgc44k
/Ar.Ha/Fjala.al