Radha në Kakavijë, Lleshaj: Kemi kërkuar nga pala greke të përshpejtojë procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me situatën në pikat kufitare me Greqinë ku radha në territorin shqiptar ka shkuar me kilometra.

Lleshaj deklaron se shkak për radhët janë procedurat e reja të testimit për Covid-19 dhe se policia është angazhuar maksimalisht.

Ndërkohë ai thekson se në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Postimi i plotë i Sandër Lleshajt:

Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek ???? kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin...

Lajme të tjera

Web TV