Si i rritni fëmijët? Pediatrja e njohur thirrje prindërve: Shmangini këto lloj sjelljesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pediatrja e njohur, Lira Gjika përmes një statusi në Facebook u kërkon prindërve që të jenë të kujdejsshëm me fëmijët, por jo ta teprojnë me kujdesin e tyre.

Pasi sipas saj, nga kujdesi i tepërt i pengojmë fëmijët të zhvillojnë reflekset e duhura për mbrojtjen.

Statusi i plotë i pediatres Lira Gjika
“Vishe se do sëmuret”, “vishe se do të ftohet”, “ushqeje me zor se do dobsohet” “mos e lër të hipi te shkallët se do rrëzohet”, “mos e lër të hipi në biçikletë se do e shtypi makina”, “mos e lër të luaj me ujë se do ftohet” dhe nuk kanë fund kufizimet e fëmijëve.

Edukimi ynë karakterizohet nga frika dhe paaftësia për të menduar se cili veprim apo sjellje, është më e mirë për fëmijn. Pikërisht kjo frikë dhe paaftësi, krijon atë konfuzion që e bën të rriturin të paaftë të ketë kurajo ta nxitë fëmijën të besojë se mund ti bëjë vetë gjërat, pasi nuk është vetëm, por ka të rriturin pranë.

Padashur i pengojmë të zhvillojnë reflekset e duhura për mbrojtjen, për tu rritur e njohur vetë mjedisin. Me këtë lloj pseudo përkujdesje vetëm i pengojmë të fitojnë atë lloj zhdërvjelltësie si fizike e psikoemocionale që jep eksplorimi dhe arritja e një veprimi të bërë vetë.

Mbasi i kemi penguar sa mundim, fillon faza e dytë, etiketimi: “ky mi, ky është I ngordhur”, ky apo kjo është një frikacak apo frikacake e paparë” ky apo kjo është qullac” “ këtë e kalojnë të gjithë” dhe për ta mbyllur, sikur nuk mjaftojnë të gjitha këto epitete, fillojmë e qeshim madje edhe në sy të fëmijës. Të rritur, nëse pretendoni që fëmijët të bëhen të rritur të zot, kurajozë e të përgjegjshëm, shmangini këto lloj sjelljesh që vetëm dëm bëjnë.

Të fundit

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet...

Sektori i bujqësisë në tkurrje për të pestin vit! Si po ndikon në ekonominë e vendit

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të...

1980 – Tragjedia e Ustikës me 81 të vrarë: rrëzimi dhe misteri i Itavia Flight 870

Më 27 qershor 1980, avioni civil Itavia Flight 870, një DC-9 që po udhëtonte nga Bolonja drejt Palermos, u rrëzua papritmas mbi Detin Tirren,...

Temperaturat deri në 38 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë mbeten kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV